Chelsea interesohet për yllin e Watford

Ylli i Watford, Pereyra, ka përfunduar në radarin e Chelsea.

Sport

11/01/2019 11:59

Chelsea janë të interesuar të nënshkruajnë me lojtarin e Watord, Roberto Pereyra, sipas agjentit të lojtarit, Sergio Furlan, transmeton lajmi.net.

“Chelsea janë të interesuar për lojtarin, por Watford kanë “ngrirë” gjithçka deri në verë” ka thënë agjenti për “Tuttosport”.

“Në merkato kurrë nuk mund të thuash kurrë, mirëpo jam kategorikisht për të mos bërë lëvizje në janar. Ai është i fokusuar me skuadrën dhe nuk dëshiron të largohet gjatë kësaj kampanje” ka thënë tutje ai.

Pereyra kaloi tek Watford para dy viteve, nga Serie A, ku paraqitej me skuadrën e Juventus.  /Lajmi.net/