Chelsea ia tregon Realit çmimin e ri të Hazardit

Chelsea ka vendosur të ul çmimin e Eden Hazard.

Sport

18/04/2019 11:17

Real Madrid ka marrë një lajm të mirë, pas ylli belg i Chelsea do t’iu kushtojë më pak, me skuadrën e Londrës që ka gjetur një zëvendësim për të.

Mediet në Angli raportojnë se Chelsea do të lejojë largimin e Hazard për një çmim më të ulët, përcjell ‘lajmi.net’.

Chelsea tashmë e dinë dëshirën e lojtarit për të veshur fanellën e Real Madridit, dhe nuk duan ta pengojnë këtë proces.

Nga 120 milionë euro, çmimi i Hazard është ulur në 80 deri në 90 milionë euro.

Lojtari që mund të zëvendësojë Hazardin, është Nicolas Pepe i Lille, kartoni i të cilit mund t’i kushtojë Chelsea deri në 70 milionë euro./Lajmi.net/