Chelsea ia ‘terron’ Real Madridit për Hazardin

Chelsea i ka dhënë një lajm të hidhur Real Madridit në lidhje me Eden Hazard.

Merkato

18/03/2019 14:58

Realm Madrid po e kërkon me ngulm transferimin e Eden Hazard, pas rikthimit të Zinedine Zidanes në stolin e tyre.

Chelsea i ka bërë me dije madrilenëve se nuk do ta shesin belgun në afatin kalimtar të kësaj vere, përcjell lajmi.net nga The Sun.

Blutë nga Londra janë duke këmbëngulur që ta mbajnë Hazardin në skuadër edhe pse kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2020.

Chelsea është e gatshme ta humbet belgun si transfer të lirë në vitin e ardhshëm, duke refuzuar kështu që ta shesin për 120 milionë te Real Madridi. /Lajmi.net/