Chelsea i rrit gjasat për Ligën e Kampionëve me fitoren ndaj Swansea

Chelsea ka shënuar fitore minimale por shumë të rëndësishme në udhëtim te Swansea.

Sport

28/04/2018 20:20

‘Blutë’ e Londrës kanë arritur të mposhtin 0-1 Swansea Cityn në ‘Liberty Stadium’, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 36-të.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në fillim të ndeshjes, saktësisht në minutën e katërt nga Cesc Fabregas.

Me këtë fitore Chelsea rrit gjasat për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, ndërsa xhiron e ardhshme në ‘Stamford Bridge’ pret Liverpoolin.

Me 66 pikë, Chelsea renditet në vendin e pestë./Lajmi.net/