Chelsea i prish punë Realit

Toni Kroos raportohet se është shumë afër transferimit në Real Madrid. Mirëpo, Chelsea synon të ndërhyjë në mënyrë që të sjellë yllin e Bayern Munichutn ë Stamford Bridge.

Sport

05/07/2014 19:29

Dukej gjithçka e kryer. Real Madrid sipas njoftimeve të ndryshme ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun dhe mesfushori Toni Kroos do të transferohet në Santiago Bernabeu pas përfundimit të Kampionatit botëror.

Mirëpo, sipas tabloidit britanik “Daily Mail” në lojë ka hyrë edhe Chelsea që është e gatshme të bëjë një ofertë superiore për dallim nga ajo e Los Blancos në mënyrë që Kroos të refuzojë mundësinë e transferimit në Madrid, dhe të zhvendoset në Santiago Bernabeu.

Kroos ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Bayernin dhe indikacionet e deritashme sugjerojnë se ai nuk do ta vazhdojë qëndrimin e tij në Allianz Arena.

Interesimi për të është i madh, dhe i nxehtë.