Chelsea humb Drogban

Ikona e Chelseas, Didier Drogba mund të mungojë deri në gjashtë muaj pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen miqësore kundër skuadrës hungareze, Ferencvaros.

Sport

11/08/2014 16:35

Didier Drogba mund të mungojë prej katër deri në gjashtë muaj për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen miqësore kundër skuadrës hungareze, Ferencvaros të dielën.

Ylli i Bregut të Fildishtë i cili u rikthye në Stamford Bridge gjatë këtij afati kalimtar të verës pësoi një lëndim, që dyshohet se i takon natyrës së rëndë, raportojnë mediat britanike.

Drogba dyshohet se ka dëmtuar ligamentet andaj në rast se konfirmohet kjo, ai do të mungojë prej katër deri në gjashtë muaj.

Me fjalë tjera, Jose Mourinho duhet të ndërhyjë në treg për të transferuar një sulmues të ri.