Chelsea, gati ofensivën për Falcaon

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi kualitativ dhe Blues ia kanë mësyrë Radamel Falcaos. Për futbollistin e Monacos, klubi londinez i ka bërë gati 32 milionë euro.

Sport

27/05/2014 01:08

Radamel Falcao është bërë objektiv i Chelseat. Sipas tabloidit britanik Daily Star, Blues ia kanë vënë syrin sulmuesit kolumbian, për të cilin janë të gatshëm t’ia ofrojnë Monacos 32 milionë euro.

Përfaqësuesi kolumbian ishte lënduar në muajin janar të këtij viti në gju, ndërsa nuk është kthyer ende në fushën e blertë dhe po mundohet ta bëjë të pamundurën për të marrë pjesë në Botërorin e Brazilit.

Falcao ishte transferuar në qytetin mbretëror francez verën e vitit të kaluar nga Atletico Madrid. Ai është njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm i viteve të fundit në futbollin evropian.

Jose Mourinho nuk është i kënaqur me sulmuesit që i ka në dispozicion, prandaj po e kërkon një lojtar që shënon më shumë gola. Në alternativë, ‘Special One’ e ka Diego Costan e Atletico Madridit.