Chelsea e lodhur

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho pranoi se skuadra e tij e meritoi humbjen 1:0 nga Basel në duelin e xhiros së pestë në Grupin E të Ligës së Kampionëve. Pas disfatës në Stamford Bridge, gjiganti londinez humbi edhe në udhëtim nga Basel, por siguroi kualifikimin tutje falë barazimit pa gola në ballafaqimin tjetër të grupit…

Sport

27/11/2013 09:05

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho pranoi se skuadra e tij e meritoi humbjen 1:0 nga Basel në duelin e xhiros së pestë në Grupin E të Ligës së Kampionëve.

Pas disfatës në Stamford Bridge, gjiganti londinez humbi edhe në udhëtim nga Basel, por siguroi kualifikimin tutje falë barazimit pa gola në ballafaqimin tjetër të grupit mes Steaua Bukureshtit dhe Schalkes.

Mirëpo, Special One nuk është aspak i kënaqur me lojën e futbollistëve të tij.

“Ishte një humbje e merituar, por falë rezultateve tjera ne u kualifikuam. Kjo është gjëja e vetme pozitive, tani duhet të nxjerrim një rezultat të mirë në shtëpi kundër Steauas në mënyrë që të përfundojmë në pozitën e parë”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes.

“Nuk më pëlqeu ekipi nga minuta e parë, menjëherë vërejta gabime në mbrojtje. Ekipi kishte pak sa stabilitet dhe kontroll në pjesën e dytë. Skuadra ishte e lodhur, e pagoi çmimin për 15 ditët ndërkombëtare. Ardhja, ndeshja, e përcjell nga një duel i rëndësishëm si ai kundër West Hamit, ku skuadra luajti shumë mirë në një ndeshje me intensitet të lartë, por tani e paguam çmimin sepse futbollistët ishin të lodhur”, u shpreh ai.