Chelsea e kryen me përforcime

Chelsea e ka mbyllur afatin kalimtar të verës. Për këtë ka siguruar menaxheri i Blues, Jose Mourinho, sipas së cilit, ekipi nga Stamford Bridge është i kompletuar.

Sport

19/07/2014 23:59

Pas blerjes së Felipe Luis, Cesc Fabregas dhe Diego Costa, Jose Mourinho thotë se Chelsea e ka mbyllur afatin kalimtar veror sa u përket blerjeve.

Së fundmi flitej se Blues mund ta transferojnë edhe qendërmbrojtësin e Atletico Madridit, Miranda, por ‘Special One’ nuk mendon njëjtë.

“Duhet të them se klubi im e ka bërë një punë fantastike, duke e bërë këtë në një rekorde pothuajse rekorde”, deklaroi ish trajneri i Portos, Interit dhe Real Madridit.

“Afati kalimtar mbyllet më 31 gusht dhe ne e mbyllëm tonin më 19 korrik. E kemi mbyllur ‘pazarin’ tonë sot”, vazhdoi trajneri portugez.