Chelsea e krahason golin e Messit me të Lampard, por cili e bëri më mirë?

Parabola e Leo Messit ndaj Real Betisit në fundjavën e kaluar u bë virale në rrjetet sociale.

Sport

19/03/2019 21:58

Barcelona fitoi 4 me 1 ndaj Real Betisit, gjersa Leo Messi arriti të realizonte het-trik.

Ylli argjentinas shënoi tri golat të bukura, por parabola ishte vërtetë për tu duartrokitur dhe ajo gjë ndodhi nga tifozët e Betisit, transmeton lajmi.net.

Por, Chelsea ka reaguar në lidhje me këtë parabol të Leo Messit në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.

Skuadra londineze e ka krahasuar golin e argjentinasit me atë të legjendës së tyre, Frank Lampard.

Chelsea ka shkruar: “Para Messit ishte Lampard”. /Lajmi.net/

YouTube player