Chelsea e kërkon Silvan

Chelsea dëshiron ta huazojë Thiago Silvan.

Merkato

23/01/2016 23:46

Skuadra kampione e Anglisë, e cila i ka pësuar 34 gola në 22 xhiro në Premierligë, dëshiron të përforcohet me mbrojtësin e PSG-së, Thiago Silva.

Blutë janë lidhur edhe me John Stones të Evertonit dhe me Marquinhos, ndërsa kësaj liste së fundmi i është shtuar edhe Silva, përcjell Lajmi.net nga Daily Star.

Përvoja e mbrojtësit brazilian do t’i ndihmonte Chelseas, ndërsa ata mund ta përballojnë pagën e tij prej 170 mijë funtesh në javë.

Megjitatë, një transfer i tillë do të jetë mjaft i vështirë për tu realizuar nga londinezët marrë parasysh faktin që skuadrat takohen në Ligën e Kampionëve.