Chelsea e hap kuletën

Chelsea planifikon të paraqet ofertë rekorde për transferimin e sulmuesit të Monacos, Radamel Falcao, kanë njoftuar mediat britanike. Gjiganti londinez vazhdimisht është spekuluar me blerjen e yllit kolumbian, të cilin menaxheri Jose Mourinho e vëzhgoi në një ndeshje miqësore javën e kaluar kundër Belgjikës. Chelsea thuhet se ka vendosur të hidhet pas Falcaos, menjëherë pas…

Sport

22/11/2013 19:50

Chelsea planifikon të paraqet ofertë rekorde për transferimin e sulmuesit të Monacos, Radamel Falcao, kanë njoftuar mediat britanike.

Gjiganti londinez vazhdimisht është spekuluar me blerjen e yllit kolumbian, të cilin menaxheri Jose Mourinho e vëzhgoi në një ndeshje miqësore javën e kaluar kundër Belgjikës.

Chelsea thuhet se ka vendosur të hidhet pas Falcaos, menjëherë pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit meqë Mourinho e konsideron atë si zgjidhjen e problemeve të skuadrës së tij në repartin sulmues.

Falcao ka vetëm disa muaj që erdhi në Monaco nga Atletico Madrid por menjëherë spekulohet me largim për shkak të taksës së lartë në Francë si dhe thuhet se klubi mund ta largojë për të zvogëluar shpenzimet në përputhje me rregullat e Fair Playt Financiar.

Chelsea është e gatshme të paguajë mbi 50 milionë funte – transferimi rekord i Fernando Torresit në janar 2011 – në mënyrë që Falcao të jetë nën urdhrat e Mourinhos.