Chelsea e dominoi Burnleyn (Video)

Chelsea ka dominuar ndaj Burnleyt, të cilin e mposhti 3:1, në ndeshjen e fundit të xhiros së parë të Premierligës, që u zhvillua sonte.

Sport

19/08/2014 00:01

Chelsea është treguar mjaft i sigurt, në debutimin e këtij sezoni në Premierligë. Blues ia dolën ta mposhtin në udhëtim Burnleyn me rezultat 3:1, në ndeshjen e zhvilluar sonte.

Vendësit kaluan në epërsi në minutën e 14-të përmes Scott Arfield, por vetëm tre minuta më vonë, Diego Costa e shënoi golin e parë në një ndeshje zyrtare për ekipin e Jose Mourinhos, për ta barazuar rezultatin.

Andre Schurrle e kaloi në avantazh skuadrën mysafire në minutën e 21-të, kurse Branislav Ivanovic, me golin e realizuar në minutën e 34-t, ia siguroi një fitore të qetë ekipit londinez, i cili në vazhdim e administroi mjaft mirë rezultatin.

Në këtë ndeshje debutoi edhe legjenda e Chelseat, Didier Drogba, i cili u rikthye në Stamford Bridge këtë verë.