Chelsea e do Khediran

Sami Khedira pritet të largohet nga Real Madridi gjatë verës. Mesfushori gjerman pëlqehet nga trajneri Jose Mourinho dhe mund të përfundojë në Chelsea.

Sport

14/06/2014 13:39

Sami Khedira nuk e ka të ardhmen të sigurt në Real Madrid. Mesfushori gjerman mund t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë kësaj vere.

Dhe, interesim për futbollistin me prejardhje algjeriane ka shprehur Chelsea, shkruan tabloidi britanik, Daily Star.

Gjithnjë sipas këtij të fundit, trajneri Jose Mourinho e pëlqen shumë përfaqësuesin gjerman dhe do të donte ta ketë në skuadër nga sezoni i ardhshëm.