Chelsea e do Cuadradon
Chelsea i është bashkuar listës së klubeve të interesuara për transferimin e yllit të Fiorentinës, Juan Cuadrado. Jose Mourinho pëlqen reprezentuesin kolumbian.

Sport
Juan Cuadrado është një prej futbollistëve më të përfolur deri më tani gjatë këtij afati kalimtar të verës. Ylli i Fiorentinës kërkohet tashmë një kohë të gjatë nga Barcelona, por së fundmi edhe Manchester United.
Mirëpo, sipas tabloidit britanik “Daily Express”, reprezentuesi kolumbian ka zgjuar interesim edhe nga Chelsea.
Jose Mourinho thuhet se e dëshiron futbollistin në Stamford Bridge pasi Fiorentina pranoi se ai nuk dëshiron të qëndrojë në klub dhe do të vihet në shitje, Cuadrado vlen 45 milionë euro dhe Chelsea është në gjendje të mirë financiare për të mposhtur konkurrencën dhe sigurojë shërbimet e tij.