‘Chelsea duhet të fillojë ti shkatërrojë skuadrat’

Ish-ylli i Chelseas, Graeme Le Saux ka thënë se skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho duhet të fillojë ti shkatërrojë kundërshtarët, nëse dëshiron të arrijë në një nivel të madh.

Sport

16/12/2014 11:37

Chelsea duhet të fillojë të jetë më stabil dhe më i sigurtë në fitoret e tyre, gjithnjë sipas ish-mbrojtësit të krahut të majtë, Le Saux.

“Ata kanë shumë kreativitet, ndërsa lojtarët më të mirë si Hazard, Oscar apo edhe tjerët, kanë një liri fantastike në fushë”.

“Ata janë një skuadër shumë e mirë për tu shikuar. Sidoqoftë, kritika e vetme e imja është mënyra sesi performojnë kur janë në epërsi”.

“Nëse Chelsea është duke fituar 2-0, atëherë e mbyllë lojën. Unë mendoj se ata duhet të fillojnë ti shkatërrojnë skuadrat”, tha Le Saux për Goal.com