Chelsea do të rikthehet në garë për Dembele

Ousmane Dembele vazhdon ta ketë në pikëpyetje të ardhmen e tij.

Sport

18/05/2022 11:45

Ylli francez nuk ka rinovuar akoma kontratën e tij me Barcelonën dhe në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë.

Katalanët do të synojnë ta bindin për një kontratë të re, megjithatë ka mundësi që lojtari zgjedh të largohet.

Bayern Munich është në kontakte me agjentin e tij, megjithatë në garë pritet të kthehet edhe Chelsea, skuadra që kishte interesim për të gjatë janarit, përcjell lajmi.net.

‘Blutë’ ishin shumë afër që të nënshkruanin me Dembele, por lojtari vendosi të qëndronte në ‘Camp Nou’.

Londinezët pritet të jenë aktiv në merkaton e verës, pasi kanë ndryshuar pronarët, me Roman Abramovich që u detyrua të shiste klubin.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Dembele për të ardhmen e tij. /Lajmi.net/