Chelsea do ta rivalizojë Barcelonën për Lewandowskin

Robert Lewandowski është një nga emrat më të përfolur së fundmi në botën e futbollit.

Sport

16/05/2022 21:03

Sulmuesi më i mirë në botë, Lewandowski ka vendosur që të largohet nga Bayern Munich, pasi nuk pranoi një propozim për rinovimin e kontratës.

Polaku lidhet me një kalim te Barcelona. Agjenti i tij është takuar me katalanët, por nuk ka diçka konkrete.

Por, Barca nuk do ta ketë punën e lehtë. Sipas ‘Goal’, Chelsea është skuadra që do ta rivalizojë Barcën për kartonin e Lewas, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, derisa vazhdojnë spekulimet që e dërgojnë lojtarin në ‘Camp Nou’, krerët e Bayern kanë thënë se do të respektohet kontrata.

Te kampi i Lewandowski besojnë se mund ta bindin klubin për një marrëveshje largimi. /Lajmi.net/