Chelsea dhe Arsenal i futen garës për lojtarin që kushton 70 milionë euro

Numri i skuadrave angleze që kërkojnë transferimin e yllit të Lille, Nicolas Pepe, vazhdon të rritet.

Sport

19/04/2019 09:40

Pas Liverpoolit, janë edhe dy skuadra tjera që po kërkojnë të nënshkruajnë me 23 vjeçarin.

Reprezentuesi francez po kalon një sezon mahnitës në Ligue 1, me 19 gola të shënuara dhe 13 asistime të realizuara në vetëm 32 paraqitje.

Sipas medieve në Angli, në garë për të siguruar shërbimet e Pepe së fundi kanë hyrë edhe Arsenal me Chelsean.

Chelsea e konsideron Pepen si një zëvendësues të mundshëm të Eden Hazard, që do të largohet në drejtim te Real Madridit.

Vlera e Nicolas Pepe vlerësohet të jetë rreth 70 milionë euro./Lajmi.net/