Chelsea blen me paratë e Luizit

Chelsea ka arkëtuar rreth 50 milionë euro nga shitja e David Luizit në Paris Saint-Germain. Por, cilin yll do ta transferojë Jose Mourinho me paratë e shitjes së yllit brazilian? Ju sjellim tre emrat më të përfolur.

Sport

24/05/2014 00:59

Chelsea e ka shitur qendërmbrojtësin David Luiz në Paris Saint-Germain, në marrëveshje që besohet se kap shumën prej mbi 50 milionë eurosh.

Pavarësisht largimit të një futbollisti të rëndësishëm e të kalibrit të lartë, menaxheri i Blues, Jose Mourinho nuk do të qëndrojë duarkryq me paratë e përfituar nga shitja e tij.

Sipas të përditshmes britanike The Telegraph, Special One tashmë ka identifikuar tre kandidatë, njëri prej të cilëve mund të transferohet në Stamford Bridge gjatë afatit kalimtar të janarit.

I pari në listën e tij është ylli i Juventusit, Paul Pogba i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij për kampionin e Italisë.

Pas tij vjen edhe mesfushori i talentuar i Atletico Madridit Koke. Kurse, në listën e dëshirave të Mourinhos është edhe anëtari i rivalit nga Premierliga, Tottenham, Paulinho.