Chelsea, 95 milionë plus tre-top lojtarë për Pogban

Si duket Chelsea është duke përgatitur një ofertë të pabesueshme për shërbimet e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogbas.

Sport

22/08/2015 19:04

Chelsea është duke përgatitur një ofertë të pabesueshme për Pogban.

Blutë janë shprehur të gatshëm të ofrojnë 95 milionë euro plus tre-top lojtarë për mesfushorin francez, në një transferim që do të arrinte vlerën prej 200 milionë euro.

Lojtarët që pritet të përfshihen në këtë marrëveshje janë Cuadrado, Oscar dhe Willian.

Raportohet se dy lojtarë do të përfshihen në mënyrë të sigurtë, ndërsa mediat nuk përjashtojnë që të tre këta lojtarë të jenë pjesë e marrëveshjes së transferimit të Pogbas.