Channing Tatum ndërron pamje, nuk do ta njihni

Channing Tatum ka ndërruar stilin e flokëve.

ShowBiz

20/03/2019 12:59

Aktori dhe këngëtari amerikan është bërë bjond dhe kjo pamje e tij ka befasuar të gjithë, shkruan lajmi.net.

Mediat e huaja kanë raportuar se Channing tashmë duket si Eminem dhe me këtë stil është tërësisht kopje e tij.

Tatum madje i kërkoi 17 milionë ndjekësve të tij në Instagram, që të vlerësojnë pamjen e re me një sondazh.

Dhe është e mundur që reagimet nuk ishin pozitive sepse ai e ndoqi imazhin e ri me një përgjigje: “Epo, idetë e këqija janë diçka e tillë”. /Lajmi.net/