Champions League: Sonte mësohet gjysmëfinalisti i dytë – City kërkon të ruajë epërsinë në ‘Bernabeu’
Kompeticioni më prestigjioz në botën e futbollit për klube, Champions League mëson sonte edhe skuadrën e dytë finaliste të këtij viti.

Sport
Manchester City dhe Real Madrid zbresin sonte në fushë për një tjetër betejë, pas asaj në ‘Etihad Stadium’, të cilën ‘Citizens’ e fituan 4:3, shkruan lajmi.net.
Real Madrid synon përmbysjen para tifozëve të vet në ‘Santiago Bernabeu’, ndonëse praktikisht do të jetë një mision i vështirë.
Gjyqtari i këtij takimi do të jetë italiani Daniele Orstao.
Ndeshja mes Real Madrid dhe Manchester City luhet me fillim nga ora 21:00.
Fituesi i këtij çifti përballet në finale me skuadrën e Liverpool, e cila siguroi mbrëmë biletën për finale. /Lajmi.net/