Challandes nuk mendon për Maqedoninë, fokusohet në kualifikime

Bernard Challandes ka thënë se skuadra e tij është e fokusuar te ndeshjet e EURO 2020 dhe jo te ato të Ligës së Kombeve.

Sport

18/03/2019 11:48

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se ata nuk guxojnë të mendojnë për ndeshjen ndaj Maqedonisë, pasi janë të fokusuar në ndeshjet kualifikuese.

“Unë nuk them kurrë para garës se në cilën pozitë dua të përfundojmë. Për mua objektivat nuk kanë të bëjnë se sa pikë i grumbullojmë. Synimet janë gjithmonë të njëjta: e kemi një ekip të ri dhe duhet të përparojmë, të zhvillohemi. Akoma jemi në bazament, por ende nuk e kemi ndërtuar katin e parë. Kemi synime të bëjmë lojëra të mira, pavarësisht ndaj kujt luajmë. Në kokë prapa e kam ëndrrën gjithmonë ”, tha Challandes, shkruan lajmi.net.

“Lojtarët nuk duhet të mendojnë kurrë se mund të kualifikohemi përmes Ligës së Kombeve. Ne duhet të fokusohemi në eliminatoret e Evropianit Të mundohemi ta bëjmë më të mirën, paraqitje të mira. Nëse është e mjaftueshme apo jo, e shohim në fund të eliminatoreve.

“Edhe pse e dimë se kualifikimet do të jenë të vështira, nuk jemi nivel i tyre. Pas eliminatoreve do të mendojmë për Maqedoninë.”, ka shtuar më tej ai. /Lajmi.net/