Challandes: Kosova është gati për kapitullin e ri

Bernard Challandes është deklaruar rreth dy ndeshje të Kosovës brenda pak ditësh.

Sport

18/03/2019 11:34

Trajneri i Kosovës, Bernard Challndes ka mbajtur një konferencë për media, para grumbullimit të plotë të lojtarëve.

Trajneri zviceran ka thënë se Përfaqësuesja jonë është në prag të një fillimi të një sfide të re, e që do tu jap edhe më shumë përvojë.

“Tani do ta fillojë rundin e ri kualifikues, një sfidë të re.  Për mua është një sfidë shumë e vështirë. Kemi ndryshuar nivelin, tani që do të kemi kundërshtarë më të fortë”, tha fillimisht Challandes, shkruan lajmi.net.

“Deri tani kemi qenë të suksesshëm, por tani do ta dimë se çfarë na pret, sepse më nuk luajmë më me kundërshtarë të Ligës D por me kundërshtarë të Ligës A dhe B, që nënkupton se janë ekipe të nivele të larta. Për mua është një fazë apo proces për ta parë zhvillimin e ekipit tonë.

“Vjet kemi pasur sukses, ama tani gjithçka fillon nga zero”, tha Challandes të hënën në një konferencë për media në Prishtina. “, ka shtuar më tej trajneri i Kosovës.

Kosova do të përballet më 21 mars në miqësore me Danimarkën, gjersa më 25 mars në kualifikime për EURO 2020, me Bullgarinë. /Lajmi.net/