Challandes konfirmon dy mungesa të mëdha ndaj Danimarkës

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka konfirmuar se Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu nuk janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Danimarkës.

Sport

18/03/2019 11:41

Bernard Challandes ka zbuluar se Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu nuk janë të gatshëm për ndeshjen ndaj Danimarkës, por shpreson që do të jenë për Bullgarinë.

“Valoni është i lënduar, por kemi më shumë mundësi, e kemi Celinën në atë pozitë, i cili po luan mirë më Swansea”, ka thënë Challandes, transmeton lajmi.net.

“Hekurani u lëndua, mendoj se nuk është shumë serioze dhe e enjtja është afër, por e presim. Por, kemi kontingjent të pasur për këto dy ndeshje.

“Jemi në kontakte, është në pritje të rezonancave, nuk ka ndonjë thyerje Ndoshta në lojën e parë nuk mund të luajë, por në të dytën llogarisim në të”, ka shtuar më tej trajneri zviceran. /Lajmi.net/