Të Infektuar: 39.057

Të Shëruar: 24.427

Të Vdekur: 1.005

Challandes: Jam i befasuar nga kritikat e rënda, duhet të merren parasysh edhe kundërshtarët

16:54 | 13 Tetor 2020

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur në një konferencë për media një ditë para takimit në Ligën e Kombeve me kombëtaren e Greqisë.

Challandes në këtë konferencë ka thënë se të gjithë sot e dijnë se kjo nuk është kohë e mirë për Kosovën, por që duhet qëndruar pranë skuadrë, shkruan lajmi.net.

“Të gjithë e dinë që kjo nuk është një kohë e mirë për ekipin tonë, kemi pasur shumë telashe, problemet kryesore me lëndimet e futbollistëve. Rezultatet nuk ishin të mira, ishim të zhgënjyer pas Maqedonisë dhe pas Sllovenisë. Duhet të qëndrojmë pas skuadrës, unë qëndroj pas skuadrës sime, për të bërë më të mirën në këto kohë jo të mira për ne”, tha ai.

“Unë kam thënë gjithashtu dy gjëra, tani në kontigjentin tonë mungojnë 10 lojtarë të rëndësishëm, ne kemi përafërisht 30 lojtarë, dhe 10 nuk janë këtu me ne”.

“Nuk dua të flas për lojtarët që nuk janë këtu, por është tregues i qartë se çfarë mungesash kemi” .

“E dyta, për të cilën jam shumë i befasuar me kritikat e dhëna dhe të rënda ndaj ekipit për rezultatet që kemi pasur, nuk jam trajner që dua të humbas, por duhet të merren parasysh edhe kundërshtarët”, shtoi tutje trajneri.

“Ndeshjet ndaj Greqisë, ekipi duhet respektuar, ka traditë në futboll, ka prodhuar futbollistë, ka klube të mëdha që garojnë në nivele të mëdha, mendoni se është e lehtë”.

“Pastaj Moldavia, një skuadër që në nuk të lë të luash futboll, nëse keni parë ndeshjen kundër Greqisë, nuk është e lehtë”.

“Keni thënë dhe folur edhe për ndeshjen ndaj Sllovenisë, nuk është e lehtë të shënosh gol, kanë organizim të mirë, vështirë të shënosh në atë organizim, jam i befasuar pak me kritikat që i janë bërë ekipi”, ka thënë ai. /Lajmi.net/