Challandes i përgjigjet trajnerit të Danimarkës

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, i ka bërë të ditur trajnerit të Danimarkës se nuk ka ndeshje të lehta.

Sport

20/03/2019 16:36

Raportohet se trajneri i Danimarkës ditë më parë ka thënë se ndeshja ndaj Kosovës do të jetë një ndeshje e mirë për ta stërvitur skuadrën.

Challandes, duke folur rreth kësaj deklarate, ka thënë se të gjithë trajnerët e dinë që nuk ka ndeshje të lehtë.

“Nuk besoj se ka menduar ashtu trajneri”, ka deklaruar fillimisht Challandes, përcjell ‘lajmi.net’.

“Të gjithë trajnerët e dinë që nuk ka ndeshje të lehta”.

“Kjo është një çështje e zgjedhjes, e dimë që ata i pret një ndeshje e fortë kundër Zvicrës, ka qenë zgjedhje e tyre për të luajtur kundër Kosovës, ne nuk jemi Franca, nuk jemi kampion të botës, por jemi Kosova dhe luajmë futboll”./Lajmi.net/