Challandes: Futbollistët luajtën mirë, mund të shënonim edhe më shumë gola

Bernard Challandes është deklaruar pas fitores së Kosovës ndaj Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

11/10/2018 22:49

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se ai është i lumtur me fitoren 3:2 ndaj Maltës, duke thënë se e gjithë ekipi bëri lojë të mirë.

“Pjesë e parë  ishte një pjesë e mirë pasi kishim disa shanse të mira që t’i jepnim fund ndeshjes”, ka thënë fillimisht Challandes, raporton “lajmi.net”.

“Në pjesën e dytë ne kishim disa shanse edhe më të mira, pasi kishim më shumë raste dhe posedim të topit”.

“Ne kishim shanse të mira të shënonim edhe më shumë gola, por që arritëm të riktheheshim shumë shpejtë dhe ta tregonim karakterin tonë duke luajtur futbollin tonë”.

“Nuk mendoj se duhet të veçuar një lojtar, por që e gjithë ekipi bëri një lojë të mirë”, ka thënë më tej Challandes. /Lajmi.net/