Challandes flet për shortin e Kosovës në Ligën e Kombeve

Bernard Challandes ka folur pas tërheqjes së shortit të Ligës së Kombeve, ku Kosova do të jetë në grup me Slloveninë, Greqinë dhe Moldavinë.

Sport

03/03/2020 18:56

“Nuk është një short i lehtë, jemi në Ligën C, luajmë kundër Sllovenisë, që ka qenë në Kampionat Evropian, pastaj Greqia, edhe Moldavia është një ekip i mirë”, ka deklaruar Challandes, përcjell lajmi.net.

“Është mundësi e mirë të luash kundër skuadrave të mira, për të vazhduar progresin”.

“Mundesëi e mirë të tregojmë çfarë mundemi, do të jetë interesant të luash kundër ekipeve si Greqia dhe Sllovenia”./Lajmi.net/