Të Infektuar: 1110

Të Shëruar: 843

Të Vdekur: 30

Challandes flet për ndeshjen e shtyrë kundër Maqedonisë, kontratën dhe Rashicën

18:47 | 14 Prill 2020

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, mendon se “Dardanët” shtyrja e ndeshjeve play off të Nations League ndaj Maqedonisë së Veriut, favoriznon ekipin që ai drjejton, kjo nisur nga fakti që shumë lojtarë ishin të dëmtuar dhe me pak minuta në këmbë.

“Pas 14 ditëve jemi mësuar dhe me shëndetin jemi shumë mirë. Flasim gjithmonë me lojtarët, kemi kontakte nëpërmjet internetit.”

Shtyrja, avantazh për Kosovën: Në fillim mendova se kjo ishte diçka e keqe për ne, por tani besoj se është më mirë kështu. Në mars kishim shumë mungesa dhe çunat nuk kishin shumë minuta në ekipet e tyre. Mendoj se kjo ndërprerje do të na ndihmojë në përballjen me Maqedoninë. Nuk mendoj se na penalizon dhe nuk besoj që do na sjellë ndonjë problem te lojtarët.

Zgjatja e kontratës: Zgjatja e kontratës varet nga kualifikimi. Deri më tani nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Megjithatë, mund të them se kontrata është deri në përfundim të ndeshjeve të play off. Unë dëshiroj që të vijoj më këtë skuadër, nuk kam bërë një takim për këtë dhe nuk besoj që do të ketë problem që të arrijmë një marrëveshje.

Rashica drejt Anglisë: Unë nuk mund t’i them një lojtari që merr një propozim nga Premier Liga të mos kalojë aty, por unë do të pranoja në Kombëtare një lojtar që aktivizohet rregullisht.

Ulja e pagës: Nuk e di sa e ka ulur Reja dhe nuk do ta kisha problem edhe unë, por do të flisja me Federatën për këtë./SS/