Cha Cha Darabuka me “house oriental”

Djemtë e grupit Cha Cha Darabuka dhe DJ Ce1 do të vijnë shumë shpejt me një instrumental të cilin do ta publikojnë me videoklip.

ShowBiz

23/05/2015 19:35

Në një bisedë për Lajmi.net anëtari i këtij grupi Ceni Kamberi tha se djemt i janë përveshur punës dhe shumë shpejt projekti i tyre do të jetë gati.

“Jemi duke punuar shumë me anëtarët e grupit në një instrumental të cilin mendojmë ta publikojmë së shpejti,instrumentali i përket zhanrit house oriental”,tha Ceni duke sqaruar pse grupi ka vendosur që me këtë projekt të vinë vetëm.

“Shumica e grupeve për momentin po sjellin bashkëpunime,ne si të veCantë që jemi vendosëm të vimë vetëm e jo në bashkëpunim”,shtoj tutje anëtari i Cha Cha Darabuka duke premtuar se ky nuk do të jetë projekti i vetë që do të sjellin këtë verë.(lajmi.net)