Çfarë vlerësojnë më së shumti femrat te një mashkull?

Nëse meshkujt mendojnë se mund t’u bëjnë përshtypje femrave vetëm me paraqitjen e jashtme, gabohen.

Lifestyle

17/01/2016 14:48

Një studim i kryer së fundmi ka arritur në përfundimin se ajo që femrat vlerësojnë më shumë te një mashkull është altruizmi.

Një grupi femrash iu treguan foto të disa meshkujve, të cilat shoqëroheshin me përshkrimin se si do të silleshin ata në situata të veçanta. P.sh. nëse do t’i blinin një vakt ushqim një të pastrehu apo do të ndihmonin një fëmijë që po mbytej.

Rezultatet treguan se femrat preferojnë meshkujt altruistë, sidomos kur është fjala për marrëdhënie afatgjata.

Kjo preferencë lidhej direkt me pamjen fizike. Do të thotë meshkujt që ishin edhe të paraqitshëm, edhe altruistë, fitonin pikë dyfish në sytë e femrave.

Edhe pse mashkulli ideal përshkruhet si tërheqës dhe altruist, studimi tregoi se për marrëdhënie afatgjata dhe të qëndrueshme, femrat zgjedhin në radhë të parë altruizmin. Studimi u publikua në revistën “Evolutionary Psychology”./shekulli