Çfarë thotë tani Platini?

22:26 | 10 Korrik 2015

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini kishte fajësuar Shqipërinë për ndeshjen e ndërprerë kundër Serbisë në Beograd. Por, çfarë mendon ai tani pas vendimit të CAS-it?

Michel Platini u shndërrua në armikun numër një të shqiptarëve, pas vendimit të Komisionit Disiplinor të UEFA-së që e kishte regjistruar ndeshjen e ndërprerë në Beograd me fitore 3:0 për Serbinë.

Por, CAS-i në Lozanë e hodhi poshtë vendimin duke e shpallur Shqipërinë fituese, në bazë të dëshmive të skuadrave në seancat dëgjimore.

Platini ishte ankuar se droni mbi stadium ka mundur të përmbante një mjet shpërthyes, duke fajësuar shqiptarët për ndërprerjen e ndeshjes, shkruan “Lajmi.net”.

Por, çfarë mendon ai për vendimin e CAS-it, jemi në pritje të përgjigjes së tij.