Çfarë do të mbetet e pashlyeshme nga “Rio 2016?

Organizatorët e LO nuk i kursejnë përpjekjet dhe paratë për ceremoni fantastike hapjesh, që shënojnë edhe fillimin zyrtar të këtyre lojërave, zakonisht me një program artistik dhe më pas me paradën e sportistëve pjesëmarrës.

Sport

05/08/2016 15:25

Ndërkohë që Rio përgatitet për ceremoninë e hapjes, në orën 01:00, për të cilën është premtuar se do të jetë e jashtëzakonshme, më poshtë vijojnë disa nga momemtet më të bukura nga olimpiadat e mëparshme:

1984 – Astronauti  – Në LO të Los Anxhelesit, një astronaut, i ndihmuar nga një e ashtuquajtur pako reaktive mbi shpinë, u ul mbi fushën e stadiumit.

1992 – Shigjeta e zjarrtë – Në LO të Barcelonës, paralimpiku Antonio Rebollo ndezi Zjarrin Olimpik me një shigjetë të zjarrtë.

1996 – Legjenda e boksit – Një nga sekretet është gjithmonë se kush do të ndezë Zjarrin Olimpik. Në LO në Atlanta, Muhammad Ali ishte ai që, pavarësisht nga sëmundja e Parkinsonit, arriti ta ndezë këtë zjarr.

2008 – Ekstravaganca kineze – LO në Pekin përjetuan një ekstravagancë me pjesëmarrjen e 14 000 personave për ceremoninë e hapjes, me fishekzjarre fantastike dhe me shpenzimin e 100 milionë dollarëve.