Çfarë të hani para ciklit për të larguar sikletet dhe shqetësimet e tij

Në fazën premenstruale gjithashtu ulet prodhimi i serotoninës, një hormon që jep ndjesinë e ngopjes, gjendjes së mirë shpirtërore dhe gjumit.

Lifestyle

10/06/2021 15:44

Ardhja e ciklit menstrual shpesh shoqërohet nga një seri problemesh dhe shqetësimesh të shkaktuara nga luhatjet hormonale. Nga dhimbja e zakonshme e kokës tek rritja e oreksit, ja çfarë duhet ngrënë para ciklit për t’i reduktuar sikletet e sipërpërmendura, shkruan Living.

Në ditët para rrjedhjeve, ulja e estrogjenit dhe rritja e progresteronit, shtojnë dëshirën për ushqime të ëmbla të cilat nga ana tjetër shkaktojnë ndjenjën e rëndesës dhe fryrjes që shoqëron ditët e ciklit, transmeton lajmi.net.

Në fazën premenstruale gjithashtu ulet prodhimi i serotoninës, një hormon që jep ndjesinë e ngopjes, gjendjes së mirë shpirtërore dhe gjumit.

Pra, për të luftuar shqetësimet dhe bezdisjet që paraprijnë menstruacionet, është  e rëndësishme të gjeni menunë e ushqimeve të duhura. Pra, ja çfarë të hani para ciklit për t’u ndier më mirë:

Drithëra integrale për t’u ndier më energjike

Drithërat integrale janë burim karbohidratesh komplekse dhe vitaminat e Grupit B, janë fondamentale për metabolizmin energjitik. Përmbajnë gjithashtu fibra që zvogëlojnë çlirimin e glukozës në gjak dhe nuk lejojnë rëniet e energjisë.

Perime për të luftuar fryrjen

Sallata jeshile, radikio, rukola dhe në përgjithësi perimet janë një aleat shumë i mirë për të luftuar fryrjen dhe ndjenjën e rëndesës që shoqëron ciklin. Janë të pasura me ujë dhe minerale që favorizojnë diurezën.

Fruta të thata për të luftuar ndjenjën e urisë

Frutat e thata me lëvozhgë janë një aleat i shkëlqyer për të luftuar rritjen fiziologjike të ndjenjës së urisë. Arrat, bajamet e lajthitë përmbajnë acide yndyrore esenciale që japin ndjesinë e ngopjes. Përmbajnë gjithashtu magnez e kalium që ju ndihmon të ndiheni më mirë.

Peshk për një gjendje më të mirë shpirtërore

Rënia e estrogjenit gjatë ditëve të ciklit, ul prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit dhe rrit rriskun e pagjumësisë. Për këtë arsye ju këshillojmë që për darkë të hani ushqime me triptofan, një aminoacid që favorizon prodhimin e hormonit të lartpërmendur. Gjendet me shumicë tek peshku. /Lajmi.net/