Çfarë të bëjmë për të shpëtuar nga rrjetet sociale
Rrjetet sociale kanë pushtuar çdo gjë, por çfarë duhet të bëjmë që largohemi nga to?
Auto & Tek
Shijo qetësinë
Të kaloni kohë në vetmi i qetë, është një mënyrë e shkëlqyer për të reduktuar stresin. Merrni disa momente, të mbyllni sytë dhe të pushoni. Mund të meditoni, luteni, ose të shkruani në ditar. Ose thjeshtë mund të shijoni paqen dhe qetësinë që ju rrethon. Mund të zbuloni se duke kaluar kohë në qetësi, mund t’ju ndihmojë të rrisni krijueshmërinë tuaj. Në fund të fundit, shumë njerëzve, idetë më të mira u vijnë në dush.
Takohuni personalisht me njerëzit
Mediat sociale janë të mrekullueshme, sepse na lejojnë të lidhemi në çast me njerëzit përreth globit. Megjithatë, pavarësisht sa i madh të jetë një komunitet online, lidhja në internet nuk është njësoj si takimi personalisht. Kaloni kohë larg mediave sociale dhe takohuni me njerëzit. Mund të shkoni në palestër, për një kafe, apo edhe një birrë mbrëmjeve. Çelësi është të takoheni dhe të shijoni kohën që kaloni sëbashku.
“Rikrijojeni” veten tuaj
Kur çliroheni nga mediat sociale, nuk do të bombardoheni më prej jetëve dhe mendimeve të të tjerëve. Koha dhe mendja juaj do të jenë të lira për eksplorimin e hobeve të rinj. Mund të jetë një shans i mirë për të rizbuluar veten tuaj, pasionin dhe gjërat që ju motivojnë. Kështu që, shkëputuni ngamediat sociale dhe fokusohuni në atë që vërtetë ka rëndësi për ju.
Shkëputja nga interneti ka shumë dobi. Dilni dhe shihni botën e mrekullueshme përreth. Mos u kufizoni në celularin tuaj. Kjo është koha kur vërtetë do zbuloni se po jetoni në momentin. Dalja në natyrë dhe përjetimi i ndjenjave të magjepsjes mund t’ju përmirësojë shumë jetën. Paul Piff, një profesor i psikologjisë dhe sjelljes sociale, bëri një studim shumë të mrië mbi mahnitjen. Ai zbuloi se momentet e shkurtër të mahnitjes, të përjetuara në natyrë, i bëjnë njerëzit më pak narcizistë. Sipas tudimit të Piff, të ndiesh mahnitje ndihmon për të kultivuar altruizmin dhe i bën njerëzit më të lidhur me humanitetin e tyre. Kaloni kohë duke admiruar bukurinë e natyrës, qoftë edhe duke parë yjet netëve të kthjellëta. /Lajmi.net/