Diçka s’është në rregull mes James dhe Benitez?

Diçka nuk është duke funksionuar mes Benitezit e James Rodriguez, ndërsa kjo u pa më së miri në paraqitjen e kolumbianit ndaj Eibarit.

Sport

30/11/2015 13:18

James nuk luajti asnjë minutë në ndeshjen ndaj Shakhtarit në Ligën e Kampionëve, derisa në ndeshjen ndaj Eibarit u largua nga loja 25 minuta pa përfunduar ndeshja.

Kolumbiani nuk bëri paraqitje të knaqshme, teksa fajtor për këtë është padyshim Rafa Benitez shkruan e përditshmja spanjolle MARCA.

Sipas MARCA, James ishte lojtari më i dobët i Realit ndaj Eibarit. Që nga rikthimi i tij, James ka luajtur 30 minuta ndaj Sevillas, 55 minuta në El Clasico dhe tani 65 minuta ndaj Eibarit.

James ishte lojtar kyç edicionin e kaluar me trajnerin Carlo Ancelotti, por jo edhe me Benitezin që duket se ka prishur marrëdhëniet me kolumbianin edhe përkundër se vazhdon ta mohoj këtë, shkruan Marca, transmeton Express.