Çfarë po ndodh me sistemin periodik të elementeve?

Katër elemente të reja tani janë shtuar në sistemin periodik të elementeve me emrat dhe numrat e tyre atomik.

Fun

10/06/2016 00:34

Unioni ndërkombëtar për kimi dhe aplikimin e saj ka përshëndetur futjen e këtyre elementeve të reja duke falenderuar edhe shkencëtarët që i kanë zbuluar dhe kanë vërtetuar egzistencën e tyre, transmeton lajmi.net

Elementet e reja kanë numra atomik (113, 115, 117 dhe 118), ndërsa emrat e tyre janë nohiumi (NH), Moskoviumi (Mc), Tenesine (Ts) dhe Oganesoni (Og).

Emrat nuk janë të përhershëm dhe mund të ndryshohen nëse dikush është në gjendje të sfidojë emertimin e tanishëm të këtyre elementeve.

Elementet janë emertuar sipas vendit të zbulimit ose emrit të zbuluesit. Moskovium është zbuluar në një qytet vetëm pak larg qytetit të Moskës, Tenesine gjithashtu është zbuluar në qytetin e Tennessee prej nga e ka marrë edhe emrin, Nihoniumi e ka marrë emertimin nga shkencetari që e ka zbuluar Riken Nishina njëlloj sikur Oganesoni nga shkencëtari tjetër Yuri Oganessian./lajmi.net