Çfarë po ndodh në Turqi? Ja çfarë dihet deri tash
Më poshtë keni një përmbledhje të gjithë asaj që dihet se po ndodh deri tani në Turqi.
Bota
-Turqia është e përfshirë në një kaos total, pas një grushtshteti të organizuar nga ushtria e këtij vendi;
-Forcat e Armatosura të Turqisë thonë se e kanë shtetin “nën kontroll të plotë”;
-Presidenti Erdogan ka thirrur popullin e Turqisë që të dalë në rrugë që ta tregojë përkrahjen për Qeverinë;
-Erdogan i është drejtuar popullit me një lidhje nga FaceTime;
-Kryeministri Yildirim ka deklaruar se “Populli ynë duhet të jetë i sigurt se nuk do të lejojmë asnjë aktivitet që do ta -pengojë demokracinë”;
-Ka të shtëna të kohëpaskohshme në Ankara;
-Tanqet kanë hapur zjarr drejt parlamentit të Turqisë.