Çfarë po ndodh me Berishën te Atalanta?

Etrit Berisha ka mbetur jashtë formacionit bazë të Atalantas në fillimin e sezonit në Serie A.

Sport

25/08/2018 11:03

Mediat italiane edhe në javën e dytë të Serisë A e projektojnë portierin e Kombëtares Shqiptare në stol përballë Romës, me 23-vjeçarin Gollini që ka fituar konkurrencën me të për vendin e titullarit.

Edhe pse thuehet se ka balotazh mes dy portierëv, të paktën nga indiciet që janë dhënë në këtë fillim sezoni trajneri Gasperini kërkon të promovojë “gardianin” e ri.

Nëse situata nuk do të ndryshojë në javët apo muajt e ardhshëm, ndoshta në janar Berisha do të kërkojë një destinacion të ri.

Ndryshe është situata me Berat Gjimshititn. Deri pak ditë më parë ishte thuajse i larguar nga bergamaskët, por problemet më dëmtimet dhe mungesa e afrimeve në repartin e pasmë e kanë detyruar Gasperinin ta mbajë futbollistin kuqezi, madje duke e aktivizuar titullar në fitoren e thellë 4-0 me Frosinonen, tarnsmeton “SS”.

Gjimshiti me shumë mundësi do të luajë nga minuta e parë edhe në transfertën e vështirë të “Olimpicos” ndaj Romës, edhe pse rivalizohet për këtë rol nga Mancini.