Çfarë po ndodh? Kurti në SHBA, Borrelli e telefonon nga Kili

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ta falënderuar për sanksionet që Kosova i ka vënë Rusisë.

Lajme

28/04/2022 20:57

Telefonata e Borrellit erdhi nga Kili, teksa Kurti po qëndron në SHBA. Takimin e ka njoftuar kreu i Qeverisë kosovare, duke falënderuar atë për telefonatën, shkruan lajmi.net.

“Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell për thirrjen e tij nga Kili. Megjithëse të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore, gjetëm disa momente për të diskutuar situatën aktuale dhe për të ndjekur dialogun e ardhshëm në rajonin tonë. Ai përsëri falënderoi Kosovën.  për përafrimin me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Kurti po qëndron në SHBA së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku morën pjesë në funeralin e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeliene Albright. /Lajmi.net/