Çfarë po ndodh me ishujt e Paqësorit?

Si pasojë e rritjes së nivelit të ujërave dhe ndryshimeve klimatike, janë zhdukur pesë ishuj të Paqësorit, shkruan The Guardian.

Fun

10/05/2016 22:38

6 të tjerë kanë parë t’iu humbasin në të njëjtën mënyrë breza të tërë toke, ndërsa erozioni gërryen çdo ditë e më shumë bregdetin e arqipelagut Solomon.

Ishujt e vegjël të zhdukur tashmë, siç shpjegojnë ata, ishin pjesë e grupishujve Solomon, të cilët kanë përjetuar një rritje vjetore të ndjeshme të nivelit të ujit përgjatë dy dekadave të fundit.

Këto pjesë toke, që nuk do të figurojnë më në harta, kishin sipërfaqe që shkonte nga 1 deri në 5 hektarë dhe nuk ishin të banuar.

Në 6 të tjerët ka njerëz dhe në dy prej tyre një pjesë e fshatrave janë shkatërruar plotësisht, duke i detyruar vendasit të shpërngulen. Njëri ishte ishulli Nuatambu, shtëpi e 25 familjeve, i cili që prej 2011-s ka humbur 11 banesa e gjysmën e banorëve.

Për studimin e tyre, shkencëtarët përdorën pamje ajrore, të cilat datojnë që nga 1947-a, si dhe satelitore të 33 ishujve në zonë përpos teknikave tradicionale e analizave të drurëve me radiokarbon./Shqiperiaime.al