Çfarë po mban Oscari në dorë?

Mesfushori i Chelseas, Oscar, nuk ka startuar në takimin ndaj Liverpoolit, dhe temperaturat e ftohta në Anfield, kanë bërë që ai të ngrohet me një shishe e mbushur me ujë të nxehta.

Sport

20/01/2015 21:53

Temperaturat mjaft të ftohta që po mbizotërojnë në stadiumin e Liverpoolit, nuk kanë qenë të përballueshme nga Oscari.

Ai kishte me vete një shishte mjaft të madhe e cila ishte e mbushur me ujë të nxehtë, sa për të rregulluar temperaturën e trupit të tij.

Përndryshe, Chelsea është duke udhëhequr takimin në pjesën e parë ndaj Liverpoolit me rezultat minimal 1-0 falë golit të shënuar nga Hazard nga penalltia.