Çfarë parashohin nenet e Kodit Penal, mbi të cilat u bastis komuna e Klinës?

Nëse shikohen këto pika të Kodit Penal,atëherë rezulton se neni 422 që ka të bëjë me ‘Keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar’, tek pika 31 mbi të cilën e ka mbështetur prokuroria kërkim urdhëresën për bastisje, flet për “Bashkëkryerjen” e veprës së dyshuar, raporton lajmi.net.

Lajme

04/02/2016 13:09

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i kërkoi Gjykatës Themelore në Pejë të lëshojë  urdhëresë për bastisje të shtëpive apo banesave të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, shoferit të tij dhe menaxherit të prokurimit të kësaj komune, raporton lajmi.net.

Prokuroria jep edhe nenet përkatëse të Kodit Penal të Kosovës mbi bazën e së cilave janë  kërkuar bastisjet të cilat po vazhdojnë edhe në Prishtinë.Kodi Penal

Kjo është njëra nga nenet e Kodit Penal mbi të cilin është bazuar kërkesa e Prokurorisë Speciale për bastisjen e Komunës së Klinës.

Prokuroria deklaroi se zyrtarët komunalë dyshohen për “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” në kundërshtim me nenin 422 të Kodit Penal të Kosovës, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton lajmi.net.

Nëse shikohen këto pika të Kodit Penal,atëherë rezulton se neni 422 që ka të bëjë me ‘Keqpërdorimin e  pozitës apo autoritetit zyrtar’, tek pika 31 mbi të cilën e ka mbështetur prokuroria kërkim urdhëresën për bastisje, flet për  “Bashkëkryerjen” e veprës së dyshuar.

“Nëse dy apo më shumë persona së bashku kryejnë veprën penale duke marrë pjesë në kryerjen e veprës penale ose thelbësisht duke i kontribuar kryerjes së saj në ndonjë mënyrë tjetër, secili prej tyre është përgjegjës dhe dënohet me dënimin e paraparë për vepër penale”.

Prokuroria Speciale në njoftimin zyrtar thekson se bastisjet po bëhen edhe duke u mbështetur në neni 424 të paragrafit 2 të këtij Kodi, raporton lajmi.net

Neni  424 flet për ‘Konfliktin e  interesit”, në paragrafin 2 shkruan se “Nëse çështja zyrtare është veprim i prokurimit apo ankand publik, kryesi dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet”.

Këto bastisje janë duke u zhvilluar sot nga zyrtarë të Policisë së Kosovës – Departamenti Special Antikorrupsion edhe në Prishtinë dhe në këtë rast janë të dyshuar 5 zyrtarë të Komunës se Klinës, të cilët sipas Prokurorisë, me urdhër të prokurorit do të shoqërohen në polici për tu intervistuar./lajmi.net