Çfarë nuk thanë për lidhjen dhe ndarjen me Albi Nakon, reagon ashpër Alba Hoxha

Alba Hoxha ka ardhur me një reagim të ashpër.

ShowBiz

01/06/2020 11:49

Prej ditësh po shkruhet lidhur me ndarjen e Albi Nakos dhe Alba Hoxhës, shkruan lajmi.net.

Por Alba nuk i ka pritur aspak mirë këto lajme dhe ka vendosur të reagojë publikisht, madje shumë e acaruar.

Në një postim në Instastory, ajo ka publikuar një prej portaleve që shkruan se Hoxha është larguar nga shtëpia e koreografit Albi Nako, pas ndarjes së tyre. Bashkëngjitur postimit, Alba Hoxha shkruan se i është shpifur gjithçka nga këto lajme.

“Boll, boll se ma shpifët. As nuk kam qenë tek shtëpia e koreografit dhe as nuk do jem. Boll spekuluat për ato dreq klikime,”- shkroi balerina.

Dyshja prej kohësh përfliten për një marrëdhënie mes tyre, mirëpo nuk kanë pranuar asgjë publikisht./Lajmi.net/