Çfarë moti do të kemi këtë vikend?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Lajme

22/02/2020 10:20

Sipas institutit, reshje të dobëta priten vetëm në pjesën veriore të rrafshit të Dukagjinit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 11m/s”, thuhet në njoftim.