Çfarë mendojnë qytetarët për martesat në moshë të mitur? Rasti i Malishevës (Video)

Video e publikuar dje për martesën një djali 14 vjeçari nga Malisheva me një vajze 13 vjeçare nga Suhareka, ka nxitur shumë reagime.

Lajme

21/09/2016 16:11

Dje kundër kësaj martese u deklaruan sociologët, psikologët por edhe avokatët. Ndërsa sot kundër martesave u shprehen edhe disa qytetar në Prishtinë.

Ata thonë njëzëri që janë kundër martesave në moshë të mitur.

“Anomali është me u martu kaq herët. Pa i bërë 18 vjet apo 20 vjet nuk bënë me u martuar sepse ata mund janë të pa pjekur. Një martës në atë moshë mundet me dështuar shpejt”, tregon njëri qytetar.

“Nuk është mirë Shumë keq është me u martu i ri.  E për ma vonë kur ta arrin një moshë të pjekurisë mund të vendosin me qëllim që me pas një martesë të qëndrueshëm”,

“Mendoj që është gabim duhet rinia me u vetëdijesuar. Kur një i ri të arrin moshën madhore mundet me vendos sepse pastaj pasojat po i bart fëmija”, tha një vajzë e re”, shprehet një qytetar tjetër

“Me u martu dikush 13 vjet është shumë e pa logjikshme. Së pari ai nuk është i vetëdijshëm për veti, dhe nuk munden me marr vendime aq te mëdha. Martesa është përgjegjësi”, shprehet një vajzë e re.

Më poshtë mund t’i ndiqni reagimet e qytetarëve për lajmi.net: