Çfarë ka ndodhur kur për herë të parë ishin kundërshtar Bryant dhe O’Neal?

Krishtlindjet janë një ditë e veçantë në NBA, pasi në këtë ditë tradicionalisht luhen ndeshje shumë interesante.

Sport

25/12/2016 20:43

Basketbollistët e NBA që nga viti 1947 luajnë ndeshje në ditën e Krishtlindjeve.

Ndoshta ndeshja më interesante në Krishtlindje ishte ajo e vitit 2004, mes Miami Heat dhe LA Lakers, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje, për herë të parë ishin kundërshtar Kobe Bryant dhe Shaquille O’Neal, pasi ky i fundit atë vit kishte lënë LA Lakers për Miami Heat.

Këtë ndeshje, O’Neal nuk e zhvilloi deri në fund, pas arritjes së limitit me gabime personale, ndërsa Bryant e përfundoi ndeshjen me 42 pikë, të cilat nuk mjaftuan pasi Miami ia doli ta fitoi këtë përballje./Lajmi.net/

YouTube player

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.