Çfarë ka Icardi?

Sumuesi i Paris Saint Germain, Mauro Icardi, ka shqetësuar tifozët me postimin e tij të fundit.

Sport

26/02/2021 21:52

Mauro Icardi ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social, Instagram, transmeton lajmi.net.

Ai ka shqetësuar tifozët ku shihet me një maskë oksigjeni por nuk bëhet e ditur se çfarë ka argjentinasi.

Siç duket, Mauro Icardi është duke iu nënshtruar një oksigjenoterapisë.

Por, ai kishte kaluar COVID-19 gjatë verës, bashkë me Angel Di Marian dhe bashkëlojtarë të skuadrës.

PSG nuk është deklaruar ende zyrtarisht sa i përket gjendjes së lojtarit, edhe Icardi nuk ka dhënë ndonjë përshkrim në profilin e tij, Instagram./Lajmi.net/